Tatimet në produkte mbushin buxhetin e shtetit me 47.4 për qind të totalit të të hyrave

04 shtator 2020 | 13:34

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar raportin për llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore.

Sipas ASK-së, ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM2 2020).

“Shuma e të hyrave të qeverisë së përgjithshme në TM2 2020 ishte 587.2 milionë Euro.  Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, që paraqesin 47.4 për qind të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave”, është thënë në raportin e ASK-së.

Sipas këtij raporti, shuma e shpenzimeve të Qeverisë së Pergjithshme në TM2 2020 ishte 534.9milionë Euro.

“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kontributet sociale dhe përfitimet (35.1 për qind);kompensimi i punëtorëve (32.2 për qind);formimi i kapitalit bruto (11.1 për qind); dhe konsumi i ndërmjetëm (8.8 për qind).Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, është thënë në raport.

(A.M /Epoka e re)

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas nënshkrimit të marrëveshjes me ministrin e Shtetit për Diasporën,…