Taulant Balla bën thirrje për firmosjen e peticionit kombëtar për liderët e UÇK-së

25 shkurt 2026 | 16:03

Deputeti i parlamentit shqiptar, Taulant Balla, bashkë me anëtarin e Parlamentit Evropian, Adnan Dibrani i është bashkuar thirrjes për nënshkrimin e peticionit kombëtar për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të iniciuar nga organizatat e dala nga lufta çlirimtare

Balla ka shkruar në “Facebook” se ky peticion është thirrje e hapur qytetare në mbështetje të UÇK-së dhe të krerëve të saj që po mbahen në Hagë.

“Bashkë me anëtarin e Parlamentit Evropian, Adnan Dibrani i bashkohemi thirrjes ndaj të gjithë shqiptarëve, në trojet kombëtare, në diasporë të nënshkruajnë Peticionin Kombëtar – drejtuar Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë”.

“Ky peticion është një thirrje e hapur qytetare në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të ish-krerëve të saj që po përballen me procesin në Hagë, në mbrojtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare dhe të dinjitetit të sa”, ka shkruar Balla.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka eskaluar gjendja në shtëpinë më të famshme në Shqipëri,…