
Taulant Balla i jep mbështetje protestës së 7 gushtit kundër Gjykatës Speciale
06 gusht 2025
| 17:00
Taulant Balla nga Partia Socialiste e Shqipërisë, ka mbështetur protestën e cila do të mbahet nesër, pra më 7 gusht, në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.
Taulant Balla shërben si ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në Qeverinë e Shqipërisë.
“Lufta çlirimtare si çdo luftë për liri është një luftë e drejtë. Historia nuk mund të rishkruhet me padrejtësi. Kosova dhe mbarë kombi respektojnë çlirimtarët”, ka shkruar ai.