Taulant Xhaka reagon pasi vëllai i tij u vërshëllye në Prishtinë: Krenaria e shqiptarëve

19 nëntor 2025 | 14:55

Zvicra e siguroi mbrëmë kualifikimin direkt në Kampionatin Botëror 2026.

“Helvetikët” barazuan 1:1 ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”, çka ishte e mjaftueshme për ta siguruar vendin e parë në grup.

Granit Xhaka ishte padyshim kryefjala e Zvicrës në këto kualifikimeve, duke e udhëhequr ekipin drejt një tjetër Botërori.

Xhaka u vërshëllye mbrëmë në “Fadil Vokrri”, diçka që as vet ai nuk e kishte pritur.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe vëllai i Granitit, Taulant Xhaka.

“Gjithmonë deri në vdekje me ty vëlla. Krenaria e shqiptarëve. Zoti i ruajt të gjithë shqipet e vërteta nëpër botë”, shkroi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e…