Taulanti përshëndetet me Baselin, e Graniti premton kthimin aty

24 maj 2025 | 20:56

Ish-lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka, i ka dhënë fund karrierës futbollistike, duke e luajtur sot ndeshjen e tij të fundit me Baselin.

Klubi zviceran e nderoi Xhakën me një ceremoni speciale, ku i pranishëm ishte edhe vëllai i tij, Graniti, ku të dy shpërthyen në lotë.

Për Taulantin, tifozët e Baselit u përkujdesen që t’ia organizojnë një koreografi madhështore, si shenjë vlerësimi për besnikërinë e treguat ndër vite.

Ndërsa, Granit Xhaka paralajmëroi se pavarësisht largimit të Taulantit, Baseli nuk do të mbes pa një Xhakë.

“Një Xhaka po largohet, por tjetri do të vijë së shpejti”, u shpreh Granit Xhaka.

Me këtë mesazh, Granit Xhaka jep një premtim të madh, që në të ardhmen do të rikthehet të luajë te skuadra e Baselit, aty ku nisi gjithçka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën e Presidentit, Muhamet Hamiti nga LDK-ja ka shkruar…