
Taylor Swift nuk shkoi në Grammys sepse s’ishte e sigurt që do të fitonte
02 shkurt
12:40
Arsyeja e vërtetë pse Taylor Swift nuk shkoi në ceremoninë e Grammys është për shkak se nuk ishte e garantuar se ajo do ta fitonte çmimin “Song of the Year”.
Burime të shumta kanë konfirmuar për “Page Six” që ekipi i Swiftit ka biseduar me personat e shout para ceremonisë dhe kanë thënë se Swifti do ta performonte këngën e saj nëse do të fitonte Grammy.
Por ekipi i Swift tha se fituesit nuk janë të njohur për këtë plan dhe se nuk do t’i thyenin rregullat për të.