
Tërnava: Ndërtimi i xhamisë e ka mbështetjen e popullatës dhe besimtarëve
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ka deklaruar se ndërtimi i xhamisë së re në Prishtinë e ka mbështetjen e popullatës dhe besimtarëve.
Duke komentuar reagimet për ndërtimin e kësaj xhamie, në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Tërnava ka deklaruar se njerëzit kanë të drejtë t’i japin mendimet e tyre.
Ai ka vlerësuar se objektet fetare te ne historikisht kanë qenë në funksion të fisnikërimit e edukimit të popullatës, duke shtuar se e tillë do të jetë edhe Xhamia Qendrore e Prishtinës.
“Nuk do të thosha kundërshtime, as protestë. Njerëzit kanë të drejtë t’i japin mendimet e tyre, ne jemi shoqëri demokratike, nuk kemi mendim uniform, mirëpo ndërtimi i xhamisë ka mbështetjen e popullatës dhe besimtarëve tanë. Edhe ata që kanë mendim ndryshe i ftoj që të mendojnë pa paragjykime, sepse xhamia do të jetë një shtëpi ku i bëhet adhurim Krijuesit të gjithësisë. Objektet fetare te ne historikisht kanë qenë në funksion të fisnikërimit e edukimit të popullatës. E tillë do të jetë edhe Xhamia Qendrore e Prishtinës. Me hair e mbarësi festa e Kurban Bajramit! Uroj që sa më parë ta kalojmë pandeminë, t’i kthehemi normalitetit dhe festat e tjera t’i festojmë në mënyrë dinjitoze”, ka deklaruar Tërnava.
(M.K / Epoka e re)