
Të akuzuarit nga Gjykata Speciale kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet lokale
14 tetor 2021
| 19:31
Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët janë duke u mbajtur në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë kanë aplikuar që të votojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Kështu ka konfirmuar për Demokraica.com, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
“Mund t’iu konfirmoj se gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, e cila është zhvilluar nga 10 korriku deri më 18 gusht, kemi pranuar aplikimet nga shtetasit e Republikës së Kosovës që aktualisht ndodhen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë”, tha Elezi.
Elezi tha më tej se pjesëmarrja në votim përmes postës e një votuesi nga jashtë vendit mund të dihet në një fazë të mëvonshme.