
Të burgosurit në Prishtinë kontribuojnë në gjelbërim e Shërbimit Korrektues të Kosovës
Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon të zbatojë praktika që kontribuojnë në risocializimin e personave të privuar nga liria.
Në angazhim të kësaj të burgosurit po kujdesen që të kontribuojnë në gjelbërimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
“Të dënuarit që janë pjesë e programeve të punës brenda institucionit kontribuojnë drejtpërdrejt në mirëmbajtjen dhe gjelbërimin e hapësirave, duke krijuar një ambient të rregulluar, të pastër dhe estetik. Kopshti, i mbjellë me lule dekorative dhe bimësi të ndryshme, është rezultat i përkushtimit të tyre dhe një shembull konkret i përfitimeve që sjell angazhimi aktiv në aktivitete të dobishme”, thuhet në njoftimin për medie.
Sipas SHKK-së, përmes këtyre veprimtarive, të dënuarit jo vetëm që ndihmojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës brenda institucionit, por gjithashtu zhvillojnë aftësi praktike, ndjenjën e punës së ndershme dhe përgjegjësisë kolektive.
Në njoftim thuhet se ky është një hap i rëndësishëm në funksion të përgatitjes për rikthimin e tyre në shoqëri si qytetarë aktivë dhe të përgjegjshëm.