Të buzëqeshur e në qejf të mirë, bëhen bashkë kandidatët për kryetar të Vushtrrisë

12 shtator 2025 | 11:40

Kandidatët për kryetar të Vushtrrisë janë bërë bashkë mëngjesin e së premtes.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka publikuar një fotografi nga ky takim.

Bashkë me Idrizin kanë qenë, Xhafer Tahiri i LDK-së, Xhevahire Izmaku e Nismës dhe Mensut Ademi i AAK-së.

“Na ndajnë vetëm edhe pak orë nga nisja e fushatës. Këtë mëngjes në Vushtrri u takuam miqësisht me kundërkandidatët për kafe. Na pret një muaj plot aktivitete, por për ne mbetet detyrë e parë të përcjellim mesazhin e qytetarisë dhe të bëjmë një fushatë të ndershme. Vushtrria është mbi çdo garë. Faleminderit të gjithëve që pranuat ftesën. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Idrizi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria arriti të fiton te ndaj Letonisë me rezultatin 1-0,…