Të dhënat për daljen në zgjedhje, cilat komuna prijnë

12 tetor 2025 | 17:59

Komisioni Qendror i Zgjedhësve sipas përditësimit të fundit që ka bërë, tregon se deri tani në proces zgjedhor kanë marrë pjesë  659 mijë e 172 votues,  apo në total  32.55 %.

Komunat me dalje më të madhe në këto zgjedhje janë Mamusha, Zveçani, Zubin Potok, Ranilluga, Novobërda, Hani i Elezit, Kllokoti, Juniku dhe Shtërpca, të cilat kanë një dalje prej mbi 40 %.

Përqindja e daljes në qytetet kryesore sipas KQZ-së:

Prishtinë – 39,44%

Ferizaj- 32,25%

Gjilan- 32,63%

Prizren 25,12%

Podujevë- 36,80%

Mitrovicë e Jugut-  31,39%

Ndërsa qytetet me daljen më të vogël në zgjedhje sipas përditësimit të fundit janë Leposaviqi dhe Skënderaj.

Një përditësim për daljen në zgjedhje do të bëhet edhe në orën 19:00 kur edhe do të mbyllen qendrat e vendvotimeve.

Gjithashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në orën 19:30 do të mbajë një konference për media për të treguar detaje rreth asaj se si ka shkuar procesi zgjedhor gjatë gjithë ditës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për kryetar të Junikut, Agron Kuçi, u…