Të dielën FGJK organizon garat e nivelit C të gjimnastikës
Federata e Gjimnastikës e Kosovës organizon garat gjimnastikore të Nivelit C, ditën e diel me fillim në orën 9:00. Në këto gara do të marrin pjesë mbi 260 garues të moshave të ndryshme. Garat do të mbahen në hapësirat e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit. Kështu ka bërë të ditur kryetari i FGJK-së, Shkumbin Maqastena.
Njoftimi i plotë i FGJK-së:
Federata e Gjimnastikës e Kosovës organizon Garat e Nivelit C më 26 prill 2026 në hapësirat e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit.
Në këtë garë janë regjistruar mbi 260 garues, duke e bërë këtë një nga garat me numrin më të madh të pjesëmarrësve deri më tani.
Orari i garave:
C2 ⏱️
09:00 – 11:00 (viti i lindjes 2021-2017)
11:00 – 13:00 (viti i lindjes 2016-2011)
C1 ⏱️
14:00 – 16:00 (viti i lindjes 2021-2017)
16:00 – 18:00 (viti i lindjes 2016-2011)
Ju presim për një ditë me shumë energji dhe performanca të bukura në gjimnastikën artistike për femra dhe meshkuj.



