
Të dielën fillon Superliga e futbollit
Superliga e futbollit rikthehet të dielën me ndeshje mjaftë interesante, derisa Drita e nis mbrojtjen e titullit të kampionit me përballjen ndaj Ferizajt.
Katër ndeshje zhvillohen të dielën, kurse nën zhvillohet të hënën. Duele mjaft interesante ka rezervuar java e parë e ligës elite, që të dielën vazhdon edhe me tri ndeshje të tjera. Në Klinë, Dukagjini që është përforcuar shumë e pret skuadrën e madhe, Prishtina.
Malisheva e pret ekipin e ri të promovuar në Superligë, Prishtina e re, me këta të fundit që kanë bërë ndryshime të mëdha në skuadër. Një duel klasik i elitës, zhvillohet ndërmjet Drenicës e Llapit në Skenderaj. Të hënën luhet vetëm një ndeshje, Gjilani – Ballkani, që edhe e mbyll xhiron e parë të Superligës. Të gjitha ndeshjet e kësaj jave nisin nga ora 16:30.