 
                    Të enjten mbahen dy seanca
                07 shkurt 2024
                |  10:37
            
        Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë nesër dy seanca, njëra vazhdim e tjetra seancë plenare.
E para ka të bëjë me Propozim-rezolutën në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët, raporton Ekonomia Online.
Ndërsa pas përfundimit të kësaj seance, nga ora 10:00, do të fillojë seance e re plenare.
Në rend dite janë themelimet e dy Komisioneve Hetimore, të propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        