Të enjten në Reporting House shfaqet filmi për masakrën e Dubravës & bisedë me regjisorin

02 korrik 2025 | 11:35

Të enjten (nesër) me 3 korrik 2025, duke filluar nga ora 18:30, do të shfaqet filmi “Nën hijet e luftës”, një film për masakrën e Dubravës, në Reporting House.

Në vitin 1999, në mes të kaosit të luftës, e Kosovës së shkatërruar, Burgu i Dubravës u kthye në një vend tmerri të paimagjinueshëm, ku u humbën jetë të pafajshme në një masakër të mbuluar nga ‘errësira’.

“Nën hijet e Luftës”, zbulon të vërtetën tronditëse të kësaj mizorie dhe përmes filmit ndjekim përpjekjet e palodhura për drejtësi nga të mbijetuarit dhe aktivistët, në sfondin e një konflikti etnik shekullor.

Protagonistët e dokumentarit janë: Avni Klinaku, Enver Dugolli, Gent Nushi, Gembi Batusha, Nait Hasani, Sadik Zeqiri, Hil Kçiraj, Bislim Zogaj, Maki Begolli dhe Milaim Cekaj.

Filmi u realizua nga Eki Rrahmani, Gazi Nela dhe “In My Country Post Productions”.

Filmi është i titruar në shqip dhe anglisht.

.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej sot e deri më 13 korrik, Kosova dhe Shqipëria…