
Të enjten temperaturat deri në 35 gradë Celsius
02 korrik 2025
| 22:19
Të enjten pritet të mbajë moti me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C, kurse maksimalet do të arrijnë nga 31 deri në 35°C.
Ndërkaq, Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga verilindja.