Te Ferrari s’ka më të paprekshëm, gati revolucioni në rast dështimi edhe këtë sezon

13 qershor 2025 | 12:18

Ardhja e Lewis Hamilton ngjalli entuziazëm të madh te Ferrari në fillim të vitit 2025 në Formula 1, duke i bërë tifozët të ëndërrojnë për një rikthim madhështor. Por realiteti dëshmoi se situate është ndryshe: Vetëm 3 podiume me Charles Leclerc dhe fitorja e britanikut në garën sprint në Kinë.

Pas 9 garave është koha për të bërë vlerësime edhe në funksion të vitit 2026, viti i ndryshimit të rregullores. Bilanci duket qartësisht i mangët dhe që nuk lë askënd të qetë.

Ai që duket më i paqëndrueshëm është drejtori sportive Frederic Vasseur, i cili vazhdimisht ka kërkuar qetësi. Ankesat e vazhdueshme të Hamilton, vështirësitë që has Leclerc tregojnë se kura duket se nuk ka pasur ende efektet e saj dhe dyshimet për vitin e ardhshëm trembin tifozët.

Nëse një shpengim nuk arrin para pushimeve verore, Ferrari do të fillojë të mendojë ekskluzivisht për vitin 2026. Vasseur mund të thotë lamtumirë në fund të sezonit, pavarësisht se makina e re është në fakt “krijimi i tij”.

Siç raportohet nga “Corriere della Sera”, emri i pasuesit mund të jetë ai i Antonello Coletta, kreut të projektit Endurance. Por lamtumira mund të vijë edhe në radhët e pilotëve. Ai që çuditërisht mund të thotë lamtumirë është Charles Leclerc, i cili ka kontratë deri në vitin 2029.

Javët e fundit, zërat se ai do të dëshironte t’i bashkohej Mercedes janë intensifikuar për shkak të dështimit për rinovim me George Russell. Monegasku i ka qëndruar gjithmonë besnik Ferrarit “për mirë apo për keq”, por një 2026 zhgënjyes dhe perspektiva për të mos fituar kurrë një kampionat botëror në karrierën e tij mund ta shtyjë atë drejt Mercedes, ku Max Verstappen nuk ka gjasa të zbresë, ndoshta i vendosur të qëndrojë deri në vitin 2027 në Red Bull.

Ai që paradoksalisht ka shanset më të mira për të qëndruar në Maranello është Lewis Hamilton, i cili pavarësisht vështirësive në drejtimin e një makine të komplikuar, duhet të jetë edhe në timonin e “kokëkuqes” edhe vitin e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, pas dështimit të seancës…