Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takim me presidenten Osmani për datën e zgjedhjeve

20 nëntor 2025 | 08:46

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, meqenëse as mandatari i dytë i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, nuk arriti dje t’i marrë votat e mjaftueshme për ta bërë qeverinë e re.

Takimi do të mbahet në orën 10:30.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka konfirmuar se do të marrin pjesë në këtë takim.

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, gjithashtu e ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Edhe Kushtrim Xhemaili ka konfirmuar pjeëmarrjen e Ramush Haradinajt në takim.

Po ashtu edhe deputetja e Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, tha se ftesës së presidentes i janë përgjigjur pozitivisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarë të lartë të Pentagonit kanë mbërritur në Ukrainë për…