
Të gjitha rastet kur gjyqtarët e prokurorët e Speciales u përfshinë në politikë: Pëlqime kundër Trumpit me shumicë
Gjyqtarët e Prokurorët e Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, nuk po i rezistojnë politikës. Dhe kjo, tashmë është dëshmuar në disa raste, madje ku ishin të përfshirë edhe udhëheqësit e Prokurorisë së Specializuar në Hagë.
Vend për shpërfaqjen e bindjeve politike për ata, është bërë rrjeti social LinkedIn.
Nacionale sjell një përmbledhje të veprimeve, kryesisht pëlqimeve që kanë bërë gjyqtarë e prokurorë, kundër presidentit të Amerikës, Donald Trump.
1.Kryeprokurorja e Prokurorisë së Hagës, Kimberli West, kishte pëlqyer një postim me kritika e fyes kundër presidentit të Amerikës. Aty thuhej se “Presidenti Trump, shumica e anëtarëve aktualë republikanë janë preversitet i konceptit të shërbimit publik”. Pasi që kishte reaguar emisari Richard Grenell, postimi ishte fshirë dhe pëlqimi ishte hequr. Këtë postim e kishte pëlqyer edhe prokurorja Siliva D’Ascoli, por që e njëjta më pas e largoi mbiemrin nga profili i saj, dhe tani figuron vetëm me emrin Siliva D’.


2.Gjyqtari në rastin ndaj Thaçit, zvicerani Genauel Mettraux, kishte pëlqyer një postim kundër presidentit amerikan Trump dhe qeverisë amerikane. Pasi që Donald Trump ishte shfajësuar për rastin e Stormy Daniels, ai pëlqeu postimin ku thuhej “A ka qeveria amerikane ende mësime për t’i dhënë dikujt”.




I njëjti gjyqtar, kishte pëlqyer një postim nënçmues ndaj sekretarit të mbrojtjes, Hegesth, ku ai quhej “mizor”.
3.Prokurorja e Speciales, Alexandra Insinga, siç raportoi Nacionale para disa ditësh, ka disa postime të pëlqyera kundër presidentit amerikan, Donald Trump. Madje, disa edhe i ka shpërndarë. Ajo pëlqente një postim ku thuhej se Trump është kërcënim për demokracinë. Ajo gjithashtu, kishte pëlqyer postime ku presidenti amerikan, akuzohej për mizogjini.





4.Gjyqtarja e procedurës paraprake në rastin e Thaçit, Masselot, kishte pëlqyer fotografi të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me një zyrtar francez. Ajo fillimisht e kishte hequr pëlqimin, e më pas e mbylli llogarinë. Gjykata Speciale ishte arsyetuar se pëlqimi është bërë para se ajo të emërohej si gjyqtare në Hagë.


5.Prokurori Cezary Mihalczuk, që kishte punuar për kohë të gjatë edhe në EULEX në Kosovë, kishte pëlqyer postime kundër presidenti Trump, ku ai akuzohej për rritjen e çmimit të vezëve. Në një tjetër pëlqim, Trump kritikohet pse e ka përmendur Jack Smithin në një konferencë për media.


6.Prokurorja e Speciales, Tazneen Shahabuddin, kishte pëlqyer postime ku Donald Trump akuzohej nga shteti i Gjorgjias. Akuza për konspiracion të paligjshëm për ndryshimin e rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 duke marrë pjesë në një ndërmarrje kriminale

7.Prokurorja tjetër e Speciales, Silvia D’Ascoli kishte pëlqyer një postim ku Elon Musk, njëri prej njerëzve më të besueshëm të Donald Trump, quhej person i rrezikshëm. E njëjta, kishte pëlqyer edhe postime të tjera kundër Donald Trump. /Nacionale

