
Të gjitha rezultatet e Ligës së Parë
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së dhjetë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll për Grupi A dhe Grupin B.
Në derbin e zhvilluar në Prizren, Liria nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë kundër Istogut (1-1). Për vendasit realizues i golit nga penalltia ishte Qëndrim Gashi, kurse për “troftat” realizoi Qëndrim Jahaj. Në ndeshjen tjetër, Onixi luajti baras me Malishevën (1-1). Në Grupin A, Malisheva dhe Onixi janë në vendin e parë dhe të dytë me nga 20 pikë të grumbulluara.
Në Grupin B, Vitia ndau pikët me Ulpianën (0-0), kurse Kika pësoi humbje me rezultat 1-3 nga Ramiz Sadiku. Në këtë grup, Ulpiana është e para me 17 pikë, kurse Vitia e dyta me 16 pikë.
GRUPI A
Liria – Istogu 1-1
Onix – Malisheva 1-1
A&N – Vushtrria 3-0
Dukagjini – Vëllaznimi 7-0
Trepça – Drenasi 1-1
GRUPI B
Flamurtari – Vllaznia 1-1
KEK-u – Ferizaj 2-0
2 Korriku – Dardana 0-1
Vitia – Ulpiana 0-0
Kika – Ramiz Sadiku 1-3
(Epoka e re)