Të gjitha rrugët në Komunën e Malishevës të hapura për qarkullim, përfshirë zonat malore
Përkundër reshjeve të borës gjatë natës së kaluar, të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Malishevës janë të hapura për qarkullim, përfshirë edhe zonat malore, kanë bërë të ditur autoritetet komunale.
Sipas njoftimit, Komuna e Malishevës ka angazhuar kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, të cilat po punojnë intensivisht në largimin e borës dhe hedhjen e kripës, me qëllim të garantimit të qarkullimit të lirë dhe të sigurt për qytetarët. Aktualisht, qarkullimi në të gjitha rrugët e komunës po zhvillohet pa pengesa.
Punimet për mirëmbajtjen e rrugëve janë përcjellë nga afër edhe nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili ka vizituar disa fshatra në zonën e maleve të Berishës dhe është shprehur i kënaqur me gjendjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve.
“Komuna e Malishevës u bën thirrje të gjithë vozitësve që të jenë të pajisur me pajisje dimërore, ashtu siç parashihet me ligj, pasi sidomos gjatë orëve të mbrëmjes mund të ketë ngrica në rrugë”, thuhet në njoftim./Bleona Potoku/
https://www.facebook.com/share/p/1KVwWgxUrB/



