
Të gjitha të arriturat e Shtimes e kanë vulën e PDK-së dhe Naim Ismajlit
01 tetor 2021
| 20:21
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot ishte për fushatë zgjedhore në Shtime, ku tha se atje pa vullnet e mobilizim të qytetarëve për kandidatin e kësaj partie, Naim Ismajlin.
“Për vite me radhë, Shtimja ka krijuar perspektivë për zhvillimin e potencialit të rinisë, ka ofruar zhvillimin e ekonomisë, ndërmarrësisë, arsimit, sportit dhe kulturës”, tha Krasniqi në llogarinë e tij në “Faceobok”.
Tutje, ai tha se të gjitha të arriturat e qytetit të Shtimes kanë vulën e PDK-së dhe të Naim Ismajlit.
“Andaj, fitorja bindëse e PDK-së me 17 tetor në Shtime, është e pashmangshme”, ka shkruar Krasniqi.