Të gjitha transferet në hendboll

24 janar 2019 | 13:31

Ka përfunduar afati kalimtar dimëror në hendbollin e Kosovës. Janë paraqitur kërkesa të konsiderueshme për ndërrim të skuadrave. Në konkurrencë të hendbollistëve janë bërë 21 kërkesa, kurse te hendbollistet janë bërë 16 kërkesa. Gjithsej katër kërkesa janë për regjistrim të dyfishtë, një te meshkujt e dy te femrat.

Aktive ishin skuadrat lidere në Superligën e hendbollistëve. Kështu Kastrioti ka angazhuar Arbër Currin e Vlerson Zherkën, ndërsa te Besa Famgas kërkesë për të kaluar kanë bërë Jeton Bislimi e Arbios Ramosaj. Kiril Kolev, Melos Shahini e Gent Mjekiqi kanë paraqitur kërkesë për kalim te Prishtina.

Dukshëm më cilësore në pranverë do të jetë Trepça që ka kthyer Sali Maxherën, Fidan Cimilin e Vaglir Buqincën, ndërsa ka angazhuar edhe Erkan Abazxhikun. Vushtrria ka kthyer poashtu tre lojtarë, Labinot Gubetinin, Egzon Ademin e Armend Karaqën. Samadrexha nga skuadra fqinje angazhoi tre lojtarë.

Te hendbollistet bie në sy kthimi i Kaltrina Pacit nga Shqiponja te Vushtrria.

Afati kalimtar ishte i hapur prej 15 janarit, ndërsa tani e tutje mund të regjistrohen vetëm lojtarë që vijnë nga shtete tjera. Për lojtarë që vijnë nga shtete tjera kërkesat mund të dorëzohen deri më 28 shkurt.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është njëra nga aktoret më të famshme në botën…