
“Të gjithë deputetët në këmbë”, miu bën rrëmujë në Parlamentin e Andaluzisë (Video)
Ndonëse është shumë i vogël, miu ka bërë një sherr mjaft të madh.
Ai është futur të enjten në Parlamentin e Andaluzisë dhe gjatë kohës sa ishte seanca është bërë rrëmujë mjaft e madhe duke ngritur të gjithë deputetët në këmbë, dhe duke shkaktuar panik tek të gjithë.
Madje nga frika pati edhe të tillë që janë parë duke hipur mbi ulëset dhe askush nuk i kushtoi më vëmendje seancës që po mbahej në parlament.
Ndonëse ishin mbledhur për të votuar një vendim mjaft të rëndësishëm, miu duket se kishte në plan diçka tjetër.
Miu ka larguar të pranishmit të cilët ishin aty që të hidhnin votat e tyre për një çështje të rëndësishme për rajonin e Andaluzisë. Anëtarët e zgjedhur do të votonin për emërimin e Susana Diaz, si një senatore për rajonin.
Disa nga zyrtarët madje vendosën ta lënë në gjysmë seancën, derisa kanë thënë se miu kishte madhësi të konsiderueshme.
Videon mund ta shihni duke klikuar: KËTU