‘Të gjithë kundër Kosovës’, Maliqi tallet me mbështetësit e qeverisë Kurti

09 qershor 2023 | 15:41

Politologu Agon Maliqi është tallur me mbështetësit e qeverisë Kurti, të cilët janë duke besuar se të gjitha shtetet janë pozicionuar kundër Republikës së Kosovës.

Maliqi ka shkruar në “Facebook” ky është një konspiracion i madh. Në këtë kontekst, ai ka përmendur një rast konkret në ShBA, ku duke u bazuar në teori ku njerëzit kishin ndërmarr edhe veprime konkrete qesharake.

“Në SHBA para disa vitesh pat qarkulluar gjerësisht në internet një konspiracion se Hillary Clinton është udhëheqëse e një organizate që trafikon fëmijë për pedofili, dhe që gjithë kjo punë koordinohet prej bodrumit të një picerie në Uashington. Çohet një ditë njëri prej këtyre budallëve, e merr pistoletën, futet në piceri dhe niset me e thy derën e bodrumit. Kur, çka me pa, bodrum hesapi! Çka po du me thanë është se shumë shpejt kanë me përfundu në këtë pikë shumë njerëz kur të kryhet i gjithë ky episod i manisë shumëvjeçare të ‘konspiracionit të madh të të gjithëve kundër Kosovës’”, ka shkruar Maliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka reaguar ndaj kritikave…