Të gjithë me numrin 4 – Enver Hoxhaj
21 dhjetor 2025
| 15:12
Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur dje tubime të mëdha në Podujevë, Pejë, Klinë dhe Studençan, ku udhëheqja e saj u prit me entuziazëm të lartë, energji qytetare dhe vullnet të qartë për fitore.
Kandidati për deputet, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook, theksoi atmosferën pozitive dhe mbështetjen e fortë nga qytetarët, duke nënvizuar se ndryshimi politik është i pashmangshëm.
“Podujevë, Pejë, Klinë e Studençan, PDK u prit me zemër, energji që nuk ndalet dhe vullnet për fitore”, ka shkruar Hoxhaj, duke shpërndarë fotografi nga tubimet.



