Të hapen çerdhet e kafiteritë dhe të mbyllet karantina në Qendrën e Studentëve

23 maj 08:25

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar që sa më shpejt të hapen çerdhet dhe kafeteritë ta fillojnë punën e plotë. Ai ka kërkuar që të mbyllet karantina në Qendrën e Studentëve.

Ai ka thënë se sugjerimi i tij është që çerdhet të hapen të parat. Sipas tij, nuk ka më kuptim që ta mbajmë ekonominë të mbyllur për shkak të vetëm dhjetë rasteve sepse numri i të infektuarve nuk i arsyeton më këto masa.

“Sugjeroj që çerdhet të jenë të parat që hapen, jo që ka dallim të madh të shkollave, por meqenëse njerëzit punojnë, ka filluar hapja e kompanive. Po ashtu,  siç kanë vendosur edhe shtetet skandinave të Evropës, njëherë janë hapur klasat 1-5, ku edhe mundësia e përhapjes së virusit është më e vogël, ku na jep kohë që ngadalë ta rihapim krejt Kosovën”, ka thënë Ahmeti.

Kryetari ka bërë me dije se tashmë duhet të mbyllet edhe karantina në Qendrën e Studentëve sepse më nuk ka nevojë për një karantinim të tillë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike do të prezantohet javën tjetër, vlera…