“Të harmonizuar”, FFK-ja dhe Agim Ademi i kundërpërgjigjen MKRS-së

20 janar 2026 | 11:38

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) para disa ditësh përmes një shkrese zyrtare ka theksuar se Federata e Futbollit e Kosovës nuk mund ta mbajë Kuvendin Zgjedhor më 5 shkurt, pasi sipas saj duhet t’i plotësojë disa kritere, të cilat i ka listuar në shkresën e saj.

Pas kësaj shkrese ka ardhur reagimi nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe nga presidenti i kësaj federate, Agim Ademi.

Fillimisht, FFK-ja ka publikuar një video nga Kuvendi i fundit i mbajtur, në të cilën është thënë se kanë miratuar ndryshimet statutore të harmonizuara plotësisht me Ligjin e ri të sportit si dhe me kërkesat e UEFA-s dhe FIFA-s.

Ndërkohë, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka postuar një foto së bashku me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Ceferin si dhe me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino në përvjetorin e themelimit të Federatës së Futbollit të Hungarisë. “Të harmonizuar, UEFA, FIFA dhe FFK”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë në orët e vona nga mediat lokale u bë…