Të hënën Hoxhaj promovon në Prishtinë librin më të ri “Përplasja e Madhe”

17 qershor 2022 | 17:38

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, do të promovojë javën e ardhshme në Prishtinë librin e tij më të ri “Përplasja e Madhe”.

Promovimi i këtij libri do të bëhet më 20 qershor, në ambientet e hotelit Swiss Diamond në orën 18:00.

Libri “Përplasja e Madhe” flet për luftën diplomatike dhe informative të Rusisë kundër Kosovës dhe Ballkanit.

Hoxhaj para disa ditësh këtë libër e ka promovuar edhe në Tiranë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë fëmijë sot u bënë bashkë në stadiumin “Fadil Vokrri”…