”Të kujtoj si njeri të mirë …” – ish bashkëshortja e dizajnerit kosovar flet pas ngjarjes tragjike

10 maj 2025 | 13:50

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Rrugën B të Prishtinës, ku një burrë 34-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një grua 30-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë.

I dyshuari, Festim Isufi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “B”.

Lidhur me rastin policia ka dhënë detaje në raportin 24 orësh, ku thuhet se vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, ditën e sotme për vdekjen e Festimit ka reaguar gruaja e tij, Rina, përmes një postimi në Instagram.

“Prehu i qetë jeta jem, humbja jote e papritshme na ka lënë me dhimbje të papërshkrueshme. Të du e të kujtoj si njeri të mirë, të buzëqeshur si ishe”, shkroi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:20 në…