
Të lënduarit në aksidentin afër Sllatinës janë në gjendje stabile
08 shtator 2025
| 16:59
Personat e lënduar në aksidentin që ka ndodhur sot (e hënë) afër Sllatinës janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Shefi i Emergjencës, Naser Syla, i ka thënë “Express” së ata janë në gjendje stabile.
“Janë duke u realizuar ekzaminimet e nevojshme në Qendrën Emergjente”, ka thënë ai.
Ndërsa zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, ka thënë se aksidenti ka ardhur pasi shoferi i kamionit ka humbur drejtimin dhe ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka goditur katër automjete.