Të martën grumbullohet Kosova U16, merr pjesë në Kampionatin Mesdhetar

11 prill 2022 | 15:58

Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll (vajzat), grumbullohet të martën për t’u përgatitur për Kampionatin Mesdhetar që mbahet në Mal të Zi.

Grumbullimi i hendbollisteve të reja bëhet në Ferizaj, përkatësisht në Hotel Bolero, nga ora 12:00. Hendbollistet tona do të ushtrojnë në Ferizaj deri para udhëtimit për në Podgoricës të Mal të Zi. Trajneri Granit Sahiti ka ftuar 20 lojtareve të klubeve tona. Sahiti do të ndihmohet nga Valbona Rudaku.

Në këtë kampionat të rëndësishëm për zhvillimin e lojtareve të reja marrin pjesë edhe Kroacia, Greqia,

Mali i Zi, Rumania, Sllovakia, Spanja e Turqia. Kampionati Mesdhetar mbahet prej 17 deri më 24 prill.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe 6 të hëna janë pushim gjatë këtij viti në…