Të martën mbahet akademi përkujtimore për dëshmorët e rënë në malet e Pashtrikut

02 dhjetor 2018 | 16:21

Me rastin e 20-vjetorit jubilar të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Muhamet Malsori, Hysni Duraku, Skender Hameli, Sinan Hoti, Isak Hoti, Sedat Hoti, Hida Hoti dhe Ismet Hoti, të rënë në malet e Pashtrikut më 4 dhjetor 1998, të martën do të mbahen homazhe te vendi i rënies në Pashtrik si dhe do të mbahet akademi përkujtimore në Krushë të Madhe.

Aktivitetet organizohen sipas kësaj agjende: Në orën 10:30 bëhet nisja nga oborri i shkollës fillore “Bajram Curri”, në orën 11:00 bëhen homazhe në kompleksin memorial në Krushë të Madhe, në orën 11:30 bëhet nisja për në malet e Pashtrikut, te vendi i rënies, dhe në orën 17:00 në shtëpinë e kulturës “Muhamet Malsori” do të mbahet akademi përkujtimore kushtuar këtyre dëshmorëve.

Tubimi dhe akademia përkujtimore organizohen nën patronatin e kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qytetin e Prizrenit ka filluar implementimi i projektit për…