
Të martën në Aeroportin “Adem Jashari” zhvillohet stërvitja emergjente
20 tetor 2025
| 20:50
Të martën, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, do të zhvillohet një stërvitje e madhe emergjente.
Në këtë stërvitje do të marrin pjesë kamionët zjarrfikës, policia dhe ekipet e ambulancës. Qëllimi i saj është testimi i reagimit dhe koordinimit të institucioneve në situata emergjente.
Për zhvillimin e kësaj stërvitjeje ka njoftuar Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP) “Adem Jashari”. “Më 21 tetor 2025, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës do të zhvillojë një stërvitje të plotë emergjente. Ju mund të shihni kamionë zjarrfikës, polici dhe ambulanca si pjesë e këtij ushtrimi”, thuhet në njoftimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.