
Të martën në bibliotekën “Hivzi Sulejmani” promovohet “Flakëroshi” i Ymer Elshanit
22 qershor 2025
| 08:57
Tregimi “Flakëroshi” i shkrimtarit Ymer Elshani ka disa javë që gjendet në duar të lexuesve. I kthyer në libër të ilustruar për fëmijë, i shkruar dekada më parë, botuar nga shtëpia botuese “Armagedoni” me mbështetje financiare të vajzës së shkrimtarit Teuta Elshani, do të mbledhë këtë të martë në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë (24 qershor, ora 11:00), krijues, lexues, familjarë e miq të Ymer Elshanit.
Për veprën do të flasë studiuesi Xhevat Syla si dhe nxënës të shkollave fillore të Prishtinë, pjesë e “Klubit të leximit” që vepron në kuadër të bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, do të lexohen pjesë nga libri e do të ketë edhe diskutime.