Të martën në “Ukshin Hoti” promovohet romani “Ushtar në ushtrinë e pushtuesit” i autorit Meriman Braha

24 nëntor 2025 | 20:24

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka kënaqësinë të ftojë studentët, profesorët, studiuesit dhe artdashësit në promovimin e romanit më të ri të shkrimtarit dhe atdhetarit të njohur Meriman Braha, me titull “Ushtar në ushtrinë e pushtuesit”.

Aktiviteti organizohet në prag të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, duke sjellë para publikut një vepër letrare që ngërthen reflektime të thella historike, njerëzore dhe kombëtare.

Detajet e aktivitetit:

Data: 25 nëntor 2025

Ora: 11:00

Vendi: Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik, UPZ

Pjesëmarrja e të gjithëve është e mirëpritur dhe kontribuon në promovimin e kulturës dhe letërsisë shqiptare brenda komunitetit akademik dhe më gjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina ka ndryshuar ndjeshëm “planin e paqes” të SHBA-ve për…