Të martën përkujtohen të rënët në masakrën e 3 dhe 4 shkurtit në Mitrovicë

02 shkurt 2020 | 16:39

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se  të martën do të mbahet një akademi përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të masakrës së 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000.

“Të martën me datën 4.2.2020, duke filluar nga ora 12:00 do të mbahet akademi përkujtimore, në Qendrën e Kulturës ‘Rexhep Mitrovica’, kushtuar 20-vjetorit të masakrës së 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000. Kjo akademi është organizuar nga Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut-Qendra Rajonale në Mitrovicë. Ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë akademi përkujtimore”, ka njoftuar Komuna e Mitrovicës.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Kamenicës  ka nënshkruar marrëveshjen për renovimin e shkollës…