Të martën u transferohen pagesat për dy muaj familjeve sociale, një muaj falas nga qeveria

21 mars 2020 | 22:07

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka treguar se Ministria e Financave dhe Transfereve është duke e përpiluar një plan emergjent të ndërhyrjeve për ndërmarrjet më të goditura nga situata e koronavirusit.

Përmes një video që e ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, Kurti po ashtu ka treguar se po punohet për një mbështetje fiskale, menjëherë pas përfundimit të situatës në mënyrë që menjëherë të ringjallet ekonomia në vend.

Ai bërë me dije se familjeve që marrin ndihma sociale, të martën do t’ua transferojnë ndihmat sociale, dhjetë ditë para kohe dhe atë për dy muaj në vijim.

“Me këtë pagesa e muajt të dytë nuk do të hyjë në përllogaritjet e muajve në vijim, që do t’u thotë u falet përfituesve”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Shqipëria kanë filluar të vijnë lajmet e mira rreth…