Të mërkurën do të kemi qartësi dhe konsensus, thotë Hoxhaj

24 shkurt 17:45

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shkruar në llogarinë e vet në Facebook se seanca e të mërkurës për ratifikimin e Demarkacionit, tash pas marrëveshjes së arritur, i gjen me konsensus të arritur dhe qartësinë e duhur.

“Fryma e konsensusit është ajo që do t’i mundësojë Kosovës të ecë me një shpejtësi të re drejt integrimit euro-atlantik. Të mërkurën kemi qartësi dhe konsensus për ratifikimin e demarkacionit dhe i hapim rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.

“I ftoj të gjithë deputetët që ta votojnë këtë ligj dhe të ecim përpara me temat e tjera të rëndësishme për vendin”, ka thënë Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka falënderuar të gjitha…