Të mërkurën liderët e UÇK-së paraqesin deklaratat përmbyllëse
16 shkurt 2026
| 16:31
Liderët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi të mërkurën do t’i paraqesin deklaratat përmbyllëse në procesin gjyqësor në Hagë.
Kryetari i trupit gjykues, Çarls L. Smith III, ka kërkuar nga avokatët e liderëve të UÇK-së që t’i përgatisin klientët e tyre për deklaratat përfundimtare.



