Të mërkurën, moti deri në 26 gradë celsius

26 prill 2022 | 15:27

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se moti gjatë dy ditëve të ardhshme (e mërkurë dhe e enjte) do të jetë me diell dhe vranësira të pjesshme.

Përmes një komunikate për media IHMK, shton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-9 gradë celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 13-26 gradë Celsius.

Po ashtu shtohet se të enjten vranësirat do të dendësohen duke përfshirë të gjithë vendin, ku parashihen reshje të shiut.

Komunikata e IHMK:

Mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme. Të enjten vranësirat do të dendësohen , duke përfshirë gjithë territorin e vendit. Parashihen reshje shiu dhe vende-vende shkarkime rrufesh ( ditën e enjte), ndërsa të mërkurën parashihen rrëze dielli dhe temperatura të larta.

Indeksi UV do të shënoj vlera të rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi , që nga ora 9-17 mundësisht të jemi sa më të kufizuar nga rrezet direkt të diellit ose të bartim masa mbrojtëse (vlen vetëm për ditën e mërkurë).

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes,

Kushtet agrometeorologjike mbeten të mira, falë këtyre temperaturave dhe reshjeve të cilat u regjistruan në këto dy dekada të muajit prill.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ( MSh) ka njoftuar se gjatë 24…