Të mërkurën nënshkruhet marrëveshja për termocentralin “Kosova e Re”

15 dhjetor 2017 | 10:35

Nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” do të bëhet të merkurën e javës se ardhshme.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se në këtë ceremoni janë të ftuar presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli. Haradinaj ka vlerësuar se ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”, është i rëndësisë së madhe për vendin.

Ndërtimi pritet të filloj vitin në vitin 2018 dhe do të përfundoj në vitin 2023. Ky projekt do të kushtoj mbi një miliard euro. Termocentrali “Kosova e Re” do të ndërtohet me një bllok të vetëm superkritik, me efiçiencë minimum 40 për qind dhe kapacitet elektrik bruto prej 500 MW.
Me komponentë e koogjenerimit për ngrohjen qendrore, do të ketë kapacitete shumë më të mëdha për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për qytetin e Prishtinës, Obiliqit, Drenasit dhe Fushë Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…