Të merren masat kundër atyre që ushtrojnë dhunë ndaj grave

22 maj 2020 | 18:04

Kryetari i Partisë Demokratik të Kosovës, Kadri Veseli e ka vizituar Qendrën për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore më qëllim që të interesohet për fenomenin shqetësues të dhunës ndaj grave që është shtuar gjatë pandemisë.

“Duhet të rreptësohen masat ligjore kundrejt shkaktarëve të dhunës ndaj grave dhe të rrisim sensibilizimin qytetar për të parandaluar dhe denoncuar çdo formë të dhunës”, ka shkruar Veseli në profilin e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Veselit:

Sot vizitova Qendrën për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore, për t’u interesuar për fenomenin shqetësues të dhunës ndaj grave që u shtua gjatë pandemisë si dhe për të shprehur vlerësimin e mirënjohjen për kontributin e madh që jep kjo qendër.

Ne, të gjithë, duhet të shtojmë solidaritetin e kujdesin për viktimat e dhunës si dhe të bëjmë thirrje ndaj institucioneve shtetërore për më shumë vëmendje për gratë e kërcënuara nga dhuna. Po ashtu duhet të rreptësohen masat ligjore kundrejt shkaktarëve të dhunës ndaj grave dhe të rrisim sensibilizimin qytetar për të parandaluar dhe denoncuar çdo formë të dhunës.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dyzet përqind e njerëzve në Angli besojnë se Kina mund…