Të mos e humbim busullën morale!

17 qershor 2025 | 10:52

Gazetari Astrit Gashi ka thënë se lufta mes Iranit dhe Izraelit nuk është luftë për drejtësi, liri apo çlirim.

Sipas tij, është një përplasje ideologjike, fetare dhe gjeopolitike, ku të dyja palët janë të zhytura në krime, urrejtje dhe instrumentalizim të dhunës për interesa të tyre.

“Izraeli bombardon spitale dhe civilë në emër të “sigurisë”. Irani financon milici që mbjellin terror në emër të “rezistencës”. Të jesh kundër Izraelit nuk do të thotë të jesh me Iranin. Kur vriten civilë, djegiet ideologjike e humbasin kuptimin. Dhe më e rëndësishmja disa psudopatriotë që guxojnë të krahasojnë këtë përplasje me luftën tonë çlirimtare në Kosovë ata nuk shikojnë me larg se hunda e tyre”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Ai ka shtuat se lufta në Kosovë ishte luftë kundër një regjimi pushtues, gjenocidal dhe kolonial. “Ishte luftë për mbijetesë, për liri dhe dinjitet, jo për dominim rajonal apo ekspansion ideologjik. Kosovën e çlirojë pushka jonë çlirimtare me ndihmën e aleateve tonë britanik dhe amerikan. Të ruajmë njerzillekun. Të mos verbohemi nga propaganda. Jeta e njeriut është më e shenjtë se çdo flamur apo ideologji”, ka shkruar Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dështimit për të 33-tën herë në përpjekjen për konstituimin…