Të ndarë nga koronavirusi, fotot prekëse të fëmijëve që luajnë vetëm

14 maj 2020 | 10:22

Fotot e fëmijëve që luajnë vetëm në një shkollë kanë shkaktuar zemërim tek njerëzit, të cilët më shumë se kurrë dënojnë rregullin e distancimit social.

Në këto imazhe të kapura në qytetin Tourcoing shihen disa fëmijë të mitur që janë nxjerrë nga mësuesit e tyre në oborr, por iu është caktuar një hapësirë me shkumës nga mësuesit ku mund të luajnë, të cilën nuk mund ta shkelin për shkak të rrezikut të koronavirusit.

Qeveria franceze vendosi në fundjavë rikthimin e fëmijëve në shkolla, 2 muaj pas mbylljes së tyre në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Këto imazhe nuk mund të përtypen. Të thyejnë zemrën. Kjo nuk mund të quhet shkollë”, shkruajti në Twitter historiani Laurance De Cock.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bërja e vaksinës kundër gripit sezonal përpara periudhës vjeshtë-dimër mund…