“Të njëjtat montime mi bënë edhe mua”, ish- banorja e BBVK-së i del në krah Albës
Mbrëmja e djeshme e “Big Brother VIP Kosova” u karakterizua nga tensione të forta, ku protagonistja absolute ishte Alba Pollozhani.
Konkurrentja eskaloi në akuza të rënda drejt produksionit, duke pretenduar se klipi i transmetuar lidhur me debatin e saj me Elijonën ishte i manipuluar dhe nuk pasqyronte realitetin e asaj që kishte ndodhur.
Situata u rëndua edhe më tej kur Alba refuzoi të qetësohej, duke qëndruar për orë të tëra në dhomën e rrëfimit. Tensioni ishte aq i lartë saqë ulërimat e saj dëgjoheshin qartë edhe në sallonin e shtëpisë gjatë transmetimit ‘Prime’, duke shkaktuar shqetësim te banorët e tjerë dhe te publiku.
Por, ndërsa shumica e kritikuan ashpër sjelljen e saj, një mbështetje e papritur i ka ardhur nga jashtë. Gresa Gashi, ish-banore e sezonit të kaluar, ka reaguar përmes disa postimeve në Instagram, duke i dhënë të drejtë të plotë Albës.
Gresa jo vetëm që e mbrojti Albën, por hodhi akuza të drejtpërdrejta mbi mënyrën se si bëhet montazhi i videove nga produksioni.
“Të njejtat montime të videove mi kan pas bo edhe mu per me qit dikon tjetër mirë, përqato po më pëlqen Alba që jau tha n’sy,” – ka shkruar Gresa, duke lënë të kuptohet se ajo ka përjetuar të njëjtën “padrejtësi” për të favorizuar banorë të tjerë.
Në një postim tjetër, ku shfaqet Alba në ekran, Gresa shkruan me entuziazëm: “A ju thashhhhh… ALBAAA,” duke duartrokitur guximin e banores për t’u përballur me “Vëllain e Madh”.



