
Të paktën 3 të vrarë nga sulmet indiane në Pakistan, thotë një zëdhënës ushtarak
06 maj 2025
| 23:36
Tre persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë nga sulmet ajrore indiane në Pakistan, tha zëdhënësi ushtarak i vendit, Ahmed Sharif Chaudhry, për median pakistaneze Geo TV.
Të paktën dy civilë u vranë në Kotli, tha zëdhënësi, ndërsa një fëmijë u vra në Ahmedpur East në Pakistanin jugor, ndërsa 12 të tjerë u plagosën, raporton CNN.