Të paktën pesë të vdekur nga cikloni në SHBA

03 mars 12:05

Të paktën pesë persona kanë vdekur nga cikloni që ka goditur orët e shkuara brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara, në një zonë me 80 milionë banorë.

Cikloni “Nor’easter” erdhi me erëra me forcën e një uragani dhe stuhi shiu, duke përmbytur rrugë e duke detyruar anulimin e fluturimeve ajrore dhe lidhjeve hekurudhore. Më shumë se 1.5 milionë njerëz ngelën pa energji elektrike në Maine, të Karolinës së Veriut.

Stuhia ka goditur edhe mjetet, ku makina të rënda janë përmbysur në rrugë. Valët e larta sa një shtëpi dy katëshe janë përplasur në brigjet e Massachusetts. Pesë viktimat janë goditur nga pemët apo degë të thyera nga era.

Shkolla dhe zyra janë mbyllur në SHBA para parashikimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën pesë persona kanë vdekur nga cikloni që ka…