Të premten mbahet ceremonia përkujtimore e 27-vjetorit të Masakrës së Dubravës
20 maj 2026
| 16:11
Të premten, më 22 maj 2026, me fillim nga ora 11:00, do të mbahen homazhe përkujtimore në Burgun e Dubravës, në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës së Burgut të Dubravës, e ndodhur 27 vjet më parë, gjatë periudhës 19-24 maj 1999.
Njoftohen të gjithë ish-të burgosurit, familjarët e të vrarëve, të mbijetuarit e masakrës, si dhe qytetarët dhe të interesuarit e tjerë, se ceremonia përkujtimore do të mbahet më 22.05.2026 (e premte), duke filluar nga ora 11:00, në hapësirat e Burgut të Dubravës. Hyrja në hapësirat e burgut do të mundësohet nga ora 11:00. Me këtë rast, do të kujtohen dhe nderohen viktimat e masakrës ndaj të burgosurve shqiptarë, të kryer nga regjimi serb gjatë luftës në Kosovë.



