
Të premten mbahet seanca për buxhetin e vitit 2022
15 dhjetor 2021
| 17:16
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të premten të mbahet seancë, ku do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për buxhetin e vitit 2022.
Lajmin e ka bërë me dije ushtruesja e shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, në një konferencë për media, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.